Prapaskenat e takimit maratonik Trump-Zelensky (VIDEO) NULL NULL 19.08.2025 08:59 19.08.2025 08:59 Një takim maratonik u zhvillua për të dytën herë radhazi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Gazetari Enis Reçica ka përgatitur një kronikë me prapaskenat, deklarimet dhe detajet e këtij takimi, të cilat i ka prezantuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Qysh në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, Zelensky i prezantoi Trump-it një hartë me territorin e Ukrainës dhe zonat që aktualisht janë nën pushtimin rus, duke i shpjeguar zhvillimet në fushëbetejë. “Ne mbështesim idenë që presidenti Trump ta ndalë këtë luftë dhe të gjendet një zgjidhje diplomatike për ta përfunduar atë. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm që ShBA-ja të tregojë gatishmërinë për garanci sigurie”, u shpreh Zelensky, transmeton Klankosova.tv. Edhe nga ana e Trump-it nuk munguan deklaratat e forta. Ai tha se në një periudhë jo shumë të largët, “një ose dy javë”, do të dihet nëse do të ketë zgjidhje për këtë konflikt apo lufta do të vazhdojë. “Nëse unë e braktis procesin, atëherë mund të nisë një luftë e re. Tema kryesore përfshin Evropën dhe garantimin e sigurisë për Ukrainën”, tha Trump. Detajet e plota mund t’i ndiqni në kronikën e mëposhtme: