Prangoset edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht NULL NULL 07.10.2025 20:27 07.10.2025 20:27 Është arrestuar edukatorja e një çerdhje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmiut njëvjeçar. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se ajo është dërguar në mbajtje. “Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv. “Shenja thonjsh në fyt”, flet daja i njëvjeçares që dyshohet se u lëndua nga edukatorja në çerdhe Derisa sot gjatë ditës, detaje rreth kësaj ngjarje ka dhënë edhe daja i viktimës. Shaban Avdyli rrëfeu se kur nëna e vajzës ka shkuar për ta marrë nga çerdhja, ia ka vërejtur shenjat e thonjve në fytin e saj. “Kjo është situata në fjalë: Ka shkuar nëna e vajzës për ta marrë vajzën nga çerdhja dhe e kanë vërejtur vajzën me shenja thonjsh në fyt. Dyshuam se edukatorja mund të kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes njëvjeçare”, u shpreh për Klankosova.tv. Avdyli shtoi se dyshimet e para i kishin tek edukatorja, ndaj edhe kanë vendosur që t’i shikojnë kamerat e sigurisë, nga ku sipas tij, vërtetuan atë për çka edhe dyshonin. “Pas kësaj, e pamë në kamerat e sigurisë që edukatorja në fjalë e ka kapur për fyti, e ka përplasur në dysheme dhe e ka goditur me top”, tha daja i vogëlushes, derisa u shpreh se edukatorja e kishte pranuar fajin dhe kishte kërkuar falje. “E ka pranuar dhe më thoshte kam gabuar, më fal”, shtoi Avdyli për Klankosova.tv.