Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pozicioni i fjetjes në çift flet për lidhjen tuaj

NULL NULL
16.10.2016 14:00

Pasi nënndërgjegjshmëria e mendjes suaj kontrollon mënyrën që ju flini me partnerin tuaj, gjuha e trupit tuaj gjatë gjumit tregon saktë se si është marrëdhënia juaj me partnerin tuaj – edhepse ju ndoshta nuk e kuptoni këtë.

Më poshtë ju sjellim mënyrat e fjetjes me partnerin tuaj dhe simbolikat e tyre sipas ekspertes së gjuhës së trupit me përvojë më shumë se 30 vjeçare Patti Wood, transmeton Klan Kosova.

Unë të besoj

Në këtë pozicion, partneri juaj ju mbulon në një mënyrë që ju të ndjeheni në të njëjtën kohë intim dhe të sigurt. Për shkak se ky pozicion përfshin  kontaktin mes prapanicës dhe organit gjenital mashkullor, kjo është një pozitë shumë e ndjeshme seksuale, por thotë “Unë të besoj “.

Jam mbrojtëse për ty

Kjo thotë se ju jeni mbrojtëse e partnerit tuaj dhe ndoshta edhe pak posesive.

Të mbështes

Çiftet e reja kanë tendencë të kenë kontakte fizike në shtrat, por kur të kalohet kjo fazë atëherë është tendencë e çifteve që të kthehen në pozicionet që ata ndihen më rehat dhe mund të kenë gjumë më të mirë e më produktiv.

Është si “lugë” e madhe që thotë “Unë jam prapa teje, ju mund të mbështeteni në mua”, por kjo nuk është aq seksuale si pozicioni i parë.

Ky pozicion tregon besim dhe vetë-siguri. Kur partneri juaj fle në shpinë me kokën në krahët e tij, ai thotë: “Unë kam fuqi dhe unë jam duke e përdorur atë për të mbrojtur ju”, thotë Wood.

Varem nga ti

Kur ju, nga ana tjetër, jeni përballë me partnerin tuaj në një pozicion të fetusit, kjo tregon se ju vareni nga ai. Nëse ju flini me kokën në gjoksin e tij dhe pjesa tjetër e trupit tuaj është e shtrirë, ajo dërgon mesazhin që ju dëshironi që të merrni vendime për veten.

Ndjehem larg teje

Kur ju flini ballë për ballë, është një përpjekje e pandërgjegjshme për të parë partnerin tuaj në sy gjatë gjithë natës. Nëse partneri juaj papritmas fillon të jetë përballë me ju, ka një shans të mirë që ai ju ndjen të largët dhe do që të lidheni, apo është i etur për më shumë intimitet.

Duke fjetur në barkun tuaj ju mbroni pjesën e përparme të trupit tuaj derisa pozita mund të jetë një shenjë e ankthit, dobësie, dhe mungesë e besimit seksual, thotë Wood. Nëse ky pozicion nuk është problem i shpinës ose qafës, njerëzit kanë tendencë për t’u përballur me krevatin, sepse ata nuk duan ose kanë frikë të përballen me emocionet e tyre, thotë Wood.

Nëse partneri juaj papritmas fillon të flejë me kokën teposhtë, ju mund të bëni diçka që ai të ndjehet më komod.

Kam nevojë për hapësirë

Kjo do të thotë se ju jeni të pavarur ose keni një dëshirë për të qenë më larg njëri tjetrit. Ky pozicion mund të jetë një flamur i kuq se diçka nuk është si duhet, ose nëse kjo nënkupton stres ose ndonjë sekret të pathënë.

Njohësja e gjuhës së trupit është shprehur se çiftet një kohë tregojnë ndjenja për njëri tjetrin edhe në shtrat ndërsa më pas largohen në anë të ndryshe të shtratit për arsye të ndryshme.

Ajo ka shtuar gjithashtu se disa çifte flenë në këtë pozicion jo vetëm për arsye se diçka nuk po shkon mirë në lidhjen e tyre por se thjesht flenë më mirë dhe kanë gjumë më produktiv.

lajme të ngjashme