Posti i presidentit: Kurti do bisedime, Haradinaj fundin e VV-së (VIDEO) NULL NULL 24.06.2026 20:18 24.06.2026 20:18 Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, partitë parlamentare presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të KQZ-së për të nisur punën për formimin e institucioneve të shtetit. Kryministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur i hapur për bashkëpunim dhe marrëveshje politike me ish-partitë opozitare, raporton klankosova.tv. Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, kërkoi bashkimin e opozitës për çështjen e presidentit, post të cilin thotë se do ta shqyrtonte nëse i ofrohet. Haradinaj pati një epitet për etapën në të cilën ndodhet vendi, derisa tregoi edhe si mund të përfundojë ajo. Ishte pikërisht çështja e zgjedhjes së presidentit që e dërgoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që legjislatura e kaluar nuk arriti konsensus në zgjedhjen e kreut të vendit.