Pornografia shpallet rrezik për shëndetin publik në Arizona NULL NULL 08.05.2019 12:00 08.05.2019 12:00 Shteti amerikan Arizona e ka shpallur pornografinë një rrezik për shëndetin publik – një vit pasi Florida bëri të njëjtën gjë. Ky veprim i cili u votua me 16-13 vota pro dhe kundër në Senatin shtetëror të hënën, nuk është asgjë më shumë se një gjest, pa pasoja konkrete. Por, senatorja republikane Sylvia Allen këmbëngul se është një lëvizje e fuqishme “sepse është hera e parë që po japim një deklaratë për epideminë e pornografisë”. Lidhr me vendosjen e fasjit tek pornografia për rritjen e sifilizit, HIV, shtatzënive të paplanifikuara dhe seksit të mitur, Allen tha se “miliarda dollarë në mbarë botën janë duke u bërë në këtë industri që po helmon mendjet e qytetarëve tanë”. Ajo tha se ishte problemi rrënjësor për shumë nga problemet e tjera dhe se është shndërruar në diçka të tmerrshme.