Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura NULL NULL 21.05.2025 19:57 21.05.2025 19:57 isolated white background clipping to clip ideal website web design webdesign Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm me inicialet P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftim.