Policia rihap rastin e legjendës Kurt Cobain NULL NULL 26.06.2015 09:37 26.06.2015 09:37 Në bazë të asaj që shihet në triler filmi duket se fokusohet në teorinë e konspiracionit se Courtney Love, gruaja e Kurt Cobain, mund të qëndrojë pas vdekjes së burrit të saj. Pas më shumë se dy dekadash që nga vdekja e Kurt Cobain, liderit të grupit të famshëm të rokut, Nirvana, një ish-shefi i policisë në Seattle thotë se hetimi për këtë vdekje duhet rihapur, shkruan dailymail. Norm Stamper, i cili qëndroi në krye të Departamentit të Policisë Seattle në periudhën 1994-2000 i tha regjisorit Benjamin Statler që po realizonte një film për këtë ngjarje se po të ishte sot në krye të departamentit do ta rihapte rastin. Sipas versionit zyrtar të ngjarjes, Cobain vrau veten më 5 prill 1994, brenda shtëpisë së tij pranë liqenit Washington, në zonën e Seattle, por gjithmonë kanë ekzistuar spekulimet se ai mund edhe të jetë vrarë. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: http://www.kultplus.com/?id=6&l=9232