Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia raporton për gjashtë raste të grave viktima të dhunës në familje

NULL NULL
23.01.2026 09:36

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në vend, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.  

Sipas policisë, pesë nga këto raste kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa një rast është regjistruar disa ditë më parë. 

Viktimat e të gjitha rasteve janë gra, përcjell Klankosova.tv. 

Një rast është raportuar në Gjakovë, dy raste në Prishtinë, një në Podujevë dhe një rast tjetër në veri të Mitrovicës./Klankosova.tv  

“Gjakovë/ 22.01.2026 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Prishtinë/ 22.01.2026 – 16:55. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar.

Prishtinë/ 17.01.2026 – 08:00.Me 22.01.2026 është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Podujevë/22.01.2026-12:05.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Veri/ 22.01.2026 – 15:30Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

lajme të ngjashme