Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia po përpiqet të rihyjë në kampusin e Universitetit të Kalifornisë

NULL NULL
02.05.2024 12:56
Los Angeles, kampus
Los Angeles, kampus; Foto: Sky news;

Është shtuar numri i oficerëve të policisë që përpiqen të hyjnë në kampusin e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles të ShBA-së, ku janë mbledhur një numër i madh i studentëve që janë duke protestuar pro-palestinezëve.

Në orët e fundit, policia u përpoq të kalonte shkallët e Janss, por u tërhoq për t’u rigrupuar pasi qindra protestues ndaluan lëvizjen e tyre.

Sky news deklaron se kanë parë numër më të madh të furgonëve  dhe oficerëve të policisë që shkojnë aty, shkruan Sky news, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme