Policia në veri e gjen një automjet të vjedhur NULL NULL 09.03.2025 10:47 09.03.2025 10:47 Vetura vjedhja, foto ilustruese. Policia ka njoftuar se e ka gjetur një automjet të braktisur në veri. Rasti ka ndodhur të shtunën, derisa zyrtarët policorë po patrullonin në rrugën “Filip Visnjiq”. Pas verifikimeve në sistem, doli se automjeti ishte i vjedhur. “Menjëherë pas konfirmimit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i cili do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm hetimorë. Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv