Policia në Suharekë ndalon të rinjtë me veturën 01, u raportuan për kërcënim me armë (VIDEO) NULL NULL 09.08.2025 23:46 09.08.2025 23:46 Dyshohet se në Suharekë disa persona kanë kërcënuar me armë një person tjetër. Pas raportimit të menjëhershëm, policia ka lokalizuar të dyshuarit në qendër të Suharekës, duke i ndalur të njëjtit. Vetura e dyshuarve kishte targa 01 dhe është sekuestruar nga Policia. Pas kontrollimeve të menjëhershme, ata janë urdhëruar që të braktisin veturën, dhe janë transportuar me automjetin e policisë deri në stacionin policor për hetime të mëtejshme. Bazuar në informacionet e para ekziston dyshimi për kanosje, por një informacion i tillë pritet të konfirmohet nga Policia e Kosovës. Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Pamjet si në vijim: