Policia në Gjilan shqipton mbi 1 mijë e 900 tiketa trafiku për një javë NULL NULL 21.03.2025 09:29 21.03.2025 09:29 Policia në Gjilan njofton se gjatë javës së kaluar në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, janë shqiptuar 1 mijë e 952 gjoba. Në kumtesën për media tutje theksohet se gjatë kësaj periudhe kohore, në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në: Hetim 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i 9 aksidenteve të trafikut me të lënduar, Hetim 1 aksidenti me pasoja fatale Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 35 ngasës. “Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit dhe këmbësorët që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.