Policia në Gjakovë, sekuestron dy armë zjarri dhe një shumë parash NULL NULL 26.09.2024 13:06 26.09.2024 13:06 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Policia ka kontrolluar dy lokacione në Gjakovë, ku janë sekuestruar dy armë zjarri. Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash, mbi dyshimin për shmangie nga tatimi. “Me 25 shtator 2024 Stacioni Policor në Gjakovë, ka zbatuar një urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata në dy lokacione, ku janë sekuestruar dy armë zjarri”. “Përveç armëve të sekuestruara, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash, mbi dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me shmangie nga tatimit. Në përputhje me vendimin e Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në konfirmim.