Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iu gjet armë në Lamborghini, iniciohet rast ndaj një 32-vjeçari në Ferizaj

NULL NULL
10.07.2026 11:12
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar është proceduar penalisht në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit të një automjeti i është gjetur një armë zjarri pa leje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 19:20, në rrugën “Enver Topalli”, ku njësia e patrullës ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri me inicialet V.S., janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe tetë fishekë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme