Vazhdojnë gjobat ndaj ndotësve të ambientit në Ferizaj NULL NULL 10.07.2026 11:59 10.07.2026 11:59 Foto nga komuna e Ferizajt Inspektorati Komunal në Ferizaj ka vazhduar aksionin për ndëshkimin e personave që nuk respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave, duke shqiptuar edhe katër gjoba të reja ndaj ndotësve të ambientit. Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, kontrollet janë zhvilluar në disa zona të qytetit, përkatësisht në rrugët “Qamil Ilazi”, “12 Qershori”, “Gjon Serreci” dhe “Uran Tinova”, transmeton Klankosova.tv. Gjobat janë shqiptuar ndaj qytetarëve të cilët kanë hedhur mbeturina jashtë orarit të përcaktuar për grumbullim, jashtë kontejnerëve, si dhe në hapësirat e përbashkëta të objekteve të banimit. Inspektorati Komunal ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes gjatë hedhjes së mbeturinave, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur temperaturat e larta rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve dhe ndikojnë në shëndetin publik.