Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia me kontrolle në dy lokacione në Prishtinë, konfiskon telefona e armë

NULL NULL
21.12.2024 09:35
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se si prova materiale  janë gjetur dhe konfiskuar:  tre telefona celular, 97 kartela  bllanko me çip të integruar, një pistoletë  me katër fishekë si dhe disa dokumente tjera.

Lidhur me rastin janë intervistuar, tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit  janë liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme