Policia me detaje për vrasjen në Vushtrri NULL NULL 23.03.2025 23:49 23.03.2025 23:49 Vrasja në Vushtrri - Foto nga Insajderi. Një vrasje ka ndodhur sonte në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të një 19-vjeçari. Policia për Klankosova.tv ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se ka vdekur. “Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar”. “Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në konfirmim. Për Klankosova.tv policia gjithashtu ka bërë të ditur se me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. “Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë”. “Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv. Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në Vushtrri