Kanos një femër, i dyshuari shkakton dëme materiale në stacionin policor NULL NULL 03.07.2026 09:11 03.07.2026 09:11 Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kanosur një grua. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më dje rreth orës 14:10. Pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se gjatë qëndrimit në stacionin policor ka shkaktuar edhe dëme materiale. Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje. “Fushë Kosovë 02.07.2026-14:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti po ashtu gjatë qëndrimit në stacion policor ka shkaktuar dëme materiale. Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”.