Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në Vushtrri NULL NULL 23.03.2025 23:37 23.03.2025 23:37 Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së dielës në Vushtrri. Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin për këtë vrasje. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Është arrestuar i dyshuari, është konfiskuar pistoleta me të cilën dyshohet se ka kryer veprën. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me pesë fishekë”, deklaroi Zahiti.