Policia konfiskon dy armë zjarri në Skenderaj, arrestohet i dyshuari NULL NULL 22.06.2024 10:21 22.06.2024 10:21 Foto ilustruese e arrestimit Në orët e mbrëmjes të së premtes, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me 16 fishekë, përcjell Klankosova.tv. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilën e kanë konfiskuar. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.