Policia konfirmon vdekjen e punëtorit të ndërtimtarisë në Veternik NULL NULL 28.03.2025 13:00 28.03.2025 13:00 Pamje nga vendi i ngjarjes ku vdiq një punëtor ndërtimtarie. Foto: Klankosova.tv Një punëtor ndërtimtarie ka humbur jetën derisa po punonte në një qendër tregtare në Veternik Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti për Klankosova.tv. Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.