Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismet Millakut nga Klina

NULL NULL
07.10.2025 16:26

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin e personit të zhdukur Ismet (Tafil) Millaku, i lindur më 7 shkurt 1954 në fshatin Ujmir të Klinës.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebok, publikimi i fotografisë dhe të dhënave është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, në bazë të ligjit për publikimin e informatave për persona të zhdukur.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e Millakut, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192, përmes adresave elektronike zyrtare apo duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor./Klankosova.tv

Ismet Millaku është raportuar i zhdukur që muaji shtator i këtij viti, ndërsa ekipet e kërkimit-shpëtimit ishin vënë në dispozicion për gjetjen e tij që nga data 5 shtator 2025.

Zhduket 70-vjeçari, Ismet Millaku kërkohet nga toka e ajri (VIDEO)

 

lajme të ngjashme