Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për sulmin në El Paso ku mbetën të vdekur disa persona

NULL NULL
03.08.2019 21:35

Raportohet për vdekjen e shumë personave pas të shtënave që kanë ndodhur pak orë më parë në një qendër tregtare ne El Paso të Teksasit, raporton policia, transmeton Klan Kosova.

Të shtënat ndodhën rreth orës 18:00/

Policia paralajmëroi banorët që të largoheshin nga qendra Cielo Vista, e cila është vetëm disa milje larg nga kufiri SHBA-Meksikë.

Në zëdhënës i policisë në vendngjarje konfirmoi se kishte vdekje por ende nuk dihet numri i saktë.

Tre persona raportohet se janë në paraburgim.

Disa njerëz të plagosur janë transportuar në spital.

Rreth një ore pas sulmit, policia në El Paso bëri një cicërimë në Twitter se kishte marrë një thirrje për shumë të armatosur në qendër.

 

lajme të ngjashme