Policia jep detaje për aksidentin në “Kodrën e Trimave” NULL NULL 30.10.2022 17:33 30.10.2022 17:33 Një person është lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë. Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 17:00 ne rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti. Aksident mes veturës dhe një motoçiklete në “Kodrën e Trimave” (FOTO)