Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

NULL NULL
28.07.2025 09:54

Të dielën në mesditë, një 33-vjeçar u hodh në Liqenin e Ujamit, dhe më nuk është parë.

Kërkimet për gjetjen e trupit të mërgimtarit të ardhur nga Suedia për pushime në Kosovë, pos gjatë ditës së diel, do të vazhdojnë edhe sot, transmeton Klankosova.tv.

Sakaq, në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Raportohet se viktima mashkull ishte futur  në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dal më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore,  njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën”, thuhet në raport.

Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

lajme të ngjashme