Policia has në struktura ilegale gjatë bastisjeve në veri NULL NULL 26.12.2024 12:42 26.12.2024 12:42 Foto nga Policia e Kosovës Policia e Kosovës në veri të vendit ka zhvilluar aksion për të liruar disa prona. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëvendësdrejtori i policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. Sipas tij, ky aksion u zhvillua me kërkesë të komunës, derisa gjatë bastisjeve janë hasur disa struktura ilegale. “Sot pak para orës 11, Policia ka asistuar zyrtarët Komunal të Mitrovicës Veriore në lidhje me verifikimin e Pronës së tyre tek tre rrokaqiejt. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal”. “Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftuar Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve”. “Punëtorët janë lejuar me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident!”, tha Elshani.