Policia e Prishtinës shpall në kërkim dy persona të dyshuar për sulm NULL NULL 27.02.2026 08:46 27.02.2026 08:46 Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Sipas Policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Sulm”, transmeton Klankosova.tv. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.