Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia përkujton 14-vjetorin e rënies së Heroit Zymeri dhe Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë

NULL NULL
26.07.2025 07:38

Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës organizojnë sot disa aktivitete.

Me fillim nga ora 08:00, do të vizitojnë familjen e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika.

Në orën 09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë)

Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku, në fshati Samadrexhë, Vushtrri, do të bëhen në orën 10:00. Kurse vizita te familja nga ora 10:15.

Më pas, do të vijojnë homazhe e vizita në:

10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, Vushtrri)

11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri, në Vushtrri)

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok). /Klankosova.tv

14 vjet nga vrasja e Enver Zymerit, shënohet edhe Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë

lajme të ngjashme