Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëpunimit më të avancuar NULL NULL 05.03.2026 16:15 05.03.2026 16:15 Zëvendësdrejtori i Policisë, Fehmi Hoti, priti sot në një takim zyrtar një delegacion nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve. “Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të kapaciteteve institucionale. Po ashtu u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë ndër vite Policisë së Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.