Policia bastisje në Podujevë, sekuestron marihuanë, fishekë e radiolidhje NULL NULL 20.01.2025 08:52 20.01.2025 08:52 Gjatë ditës së diel në Podujevë Policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari, ku i kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 75 fishekë, shtatë peshore, një radiolidhje dhe mbështjellës të ndryshëm të substancave narkotike. Sipas policisë, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarit, transmeton Klankosova.tv. “Në koordinim me prokurorin është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje. Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar dy persona”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 5 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë