Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia australiane po e “heton” injorimin e akademisë

NULL NULL
25.01.2024 23:34

Një forcë policore australiane ka bërë shaka duke thënë që po e “hetojnë” Akademikë e filmit pasi që Margot Robbie “u vodh” duke mos marrë nominim për katoren më të mirë për “Barbie”.

Ky film mori tetë nominime në total, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë dhe për aktorët më të mirë në rol dytësor, Ryan Gosling dhe America Ferrera.

Ndërkaq Policia e Victorias ka shkruar në Facebook: Policia po kryen hetime pasi që Margot u plaçkit.

Policia po kryen hetime pasi që një ish-banore e Ramsay Street supozohet të jetë plaçkitur nga nominimi Oskar për aktoren më të mirë”, duke iu referuar rolit të aktores australiane në telenovelën e këtij vendi, “Neighbours”.

lajme të ngjashme