Policia asgjëson rreth 20 mijë bimë kanabis në kufi me Shqipërinë (FOTO) NULL NULL 16.09.2023 13:55 16.09.2023 13:55 Rreth 20 mijë fije të bimëve narkotike janë gjetur në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, rreth 5 kilometra në zonën malore nga Kosharja. Policia, pas një hetimi, në orët e para të së shtunës ka nisur aksionin, ku gjatë ditës edhe është asgjësuar e gjithë sasia e mbjellë, raporton Klan Kosova. Dyshimet e para të policisë janë se autoret vijnë nga Shqipëria. Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për identifikimin e personave përgjegjës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mundësia e një sulmi nga Serbia, Deda: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend (VIDEO) 14/07/2025
Kosova “As Beogradi s’kish ditë me ma bo kështu” – Gardiani u dënua vetëm pse e njihte Faton Hajrizin (VIDEO) 14/07/2025