Policia arreston midis rruge një person në Fushë Kosovë (VIDEO) NULL NULL 07.11.2022 11:11 07.11.2022 11:11 Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës e ka arrestuar në mes të rrugës një person në Fushë Kosovë. Një lexues apo shikues i Klan Kosovës e ka dërguar një video të xhiruar nga vendi i ngjarjes, ku shihen policët civilë duke e arrestuar personin në fjalë. Klan Kosova e ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti, mirëpo deri më tani nuk i është dhënë përgjigje. klankosova.tv