Polici e rrah të arrestuarin brenda stacionit në Prizren (VIDEO) NULL NULL 21.07.2022 15:34 21.07.2022 15:34 Një polic është shfaqur goxha i dhunshëm ndaj një personi të arrestuar që nën pranga është sjellë në stacion policor. Në një video që portali Klankosova.tv e ka pranuar nga një lexues, shihet se si pjesëtari i forcave të rendit e godet disa herë të arrestuarin që me duar të lidhura mbahet nga disa kolegë të tij. Sipas dërguesit të videos, rasti ka ndodhur pak javë më parë, në stacionin e policisë së trafikut në Prizren.