Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pokemon Go po i çmend të gjithë, çifti braktis fëmijën për këtë lojë

NULL NULL
02.08.2016 10:23

Një çift që e ka lënë djalin e tyre 2 vjeçar vetëm në shtëpi dhe kishin dalë për të luajtur lojën Pokemon Go, është arrestuar nga policia.

Fqinjët e kanë dëgjuar djaloshin e vogël duke qarë në oborrin e shtëpisë së familjes në Feniks, në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Metro, transmeton Klan Kosova.

Prindërit e 2 vjeçarit, Brent Daley 27 vjeçar dhe Brianna Daley 25 vjeçare, e kishin lënë vetëm fëmijën për 1 orë e gjysmë.

Sherifi i rastit Paul Babeu, e ka përshkruar rastin si diçka të pakuptueshme.

Fëmija ishte lënë në shtëpi vetëm me një pelenë dhe një bluzë, ndërsa prindërit e tij kishin dalë që të luanin me lojën e famshme Pokemon.

Çifti kishte thënë për policinë se kishin dalë për të blerë dicka, por më pas  kanë treguar se kishin ikur për të kërkuar krijesat virtuale nëpër lagjen e tyre.

Pas arrestimit të prindërve të tij për neglizhim, 2 vjeçari është dorëzuar në zyrën e agjencisë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve.

“S’do ta kishim imagjinuar kurrë se prindërit do të mund t’i braktisnin fëmijët e tyre për të luajtur Pokemon Go. Kjo shkon përtej çdo parashikimi”.

ad214545441this-undated-boo-e1470124353838 ad214545560this-undated-boo-e1470124374730

lajme të ngjashme