Pogradec: Gjendet i mbytur një i moshuar në liqen NULL NULL 14.02.2021 18:18 14.02.2021 18:18 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku është gjetur i mbytur një i moshuar në liqen. I moshuari Sotiraq Ilo raportohet se është gjetur tek vendi i quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Pogradec/Informacion paraprak Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.