Poeti kosovar me poezi për Kataloninë NULL NULL 27.10.2017 23:26 27.10.2017 23:26 Poeti dhe politikani kosovar, Rexhep Hoti, ka reflektuar poetikisht ndaj ngjarjeve të sotme në Kataloni. Ai ia ka kushtuar një poezi përpjekjes katalonase për pavarësim nga Spanja, njofton Klan Kosova. Rexhep Hoti Për Kataloninë! Sonte, Jam me europianët e mi nga Katalonia Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me politikë! Sonte, Në tryezën e festës sime nuk jam vetë! Kam miq! Ata nuk janë më midis nesh. Kanë ikur një nga një, Që Lira e Kosovës të ketë Jetë! Midis tyre e shoh Rugovën, Komandantin legjendar Në të djathtë të Diellit qëndron Ukshin Hoti, E thithë duhanin në qelibar! Dhe me qortim të përmbajtur u drejtohet spanjollëve: Lërini katalunasit e qetë të gëzojnë! Mos i ngani! Liria është fati suprem i popujve Është thjesht altar! Prishtinë, 27.10.2017