Podujevë, një grua sulmohet fizikisht më pas i vidhet zinxhiri i arit NULL NULL 18.05.2024 10:48 18.05.2024 10:48 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Në Podujevë një grua është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur dhe të njëjtës i është vjedhur një zinxhir i arit me vlerë prej 500 euro. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor. Derisa, rasti është duke u hetuar. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i pa njohur dhe më pas me forcë i kishte marr një zinxhir të arit me vlerë 500€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.