Podujevë: Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet NULL NULL 03.01.2025 09:38 03.01.2025 09:38 Foto: Ilustruese Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Policia ka konfiskuar një pushkë automatike, 18 fishekë dhe 7 gëzhoja në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.