Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Podgorica pret Kosovën në NATO e BE (VIDEO)

NULL NULL
nga Florent Zeqaj 09.09.2022 20:59

Me kufirin nuk është qartësuar gjithçka.

Por për Malin e Zi nuk është telashe që Kosovën ta mbështesë në çdo aspekt, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.

Këtë zotim e bëri sot Rasko Konjeviq, i cili u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.

E nikoqiri anëtarësimin në NATO po e sheh si jetik për sigurinë e Ballkanit.

Ardhja e Konjeviqit në Prishtinë kishte për qëllim edhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, dokument ky i cili pritet t’i thellojë marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se marrëveshja fokus ka dikasterin e tij, që siç thotë është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit.

lajme të ngjashme