Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po vjen dokumentari për Knicks…nga Ben Stiller

NULL NULL
18.06.2026 18:06

Aktori Ben Stiller ka zbuluar se po punon në një dokumentar për rrugëtimin historik të klubit basketbollistik, New York Knicks.

Klubi njujorkez arriti sivjet të fitojë titullin e parë në NBA pas plot 53 vjetësh pritje.

Stiller nuk kishte munguar në ndeshjet kryesore të tyre, madje duke xhiruar me telefonin e tij buzë palestrës.

Ai e diskutoi projektin gjatë paraqitjes së tij në podkestin e dy yjeve të Knicks, Jalen Brunson dhe Josh Hart, “Roommates”.

“Ne zyrtarisht po e bëjmë një dokumentar për New York Knicks për HBO-në, dhe po e bëjmë me A24-shin, në bashkëpunim me MSG-në dhe NBA-në”, tha Stiller.

lajme të ngjashme