Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po udhëtonte nga Cyrihu në Shkup, aeroplani goditet nga rrufeja

NULL NULL
28.05.2024 09:07

Një aeroplan që fluturonte nga Cyrihu për në Shkup u godit dje nga rrufeja.

Siç raporton Alsat-M, për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Zurich ku bëri një ulje emergjente.

Në këtë aeroplan, raportohet se fluturonte ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv

Thuhet se ata po qëndrojnë në hotel dhe sot do të marrin rrugën për në Shkup.

“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih”. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev.

lajme të ngjashme