Po pastronte dhomën, 44 vjeçari gjen një letër të shkruar 40 vjet më parë nga një adoleshente (FOTO) NULL NULL 19.04.2022 14:01 19.04.2022 14:01 Anglezi Carl Skivington, 44 vjeçar gjeti një letër të vitit 1982 të nënshkruar nga Deborah Stokes, 14 vjeçare. Letrën e gjeti në në dollapin e një dhome të shtëpisë së tij në Horningloë, Burton upon Trent në Staffordshire. Carl mbeti i habitur teksa lexoi letrën, në të cilën vajza tregon se si presidenti i Bashkimit Sovjetik në atë kohë, Leonid Brezhnev, sapo kishte vdekur, pastaj tregon se ka kushton buka dhe zbulon grupet e saj të preferuara, duke përfshirë “The Boomtoën Rats”. Skivingtoni cili gjeti letrën, jeton me partneren e tij Lori Davies, 33 vjeçare, dhe djalin e tyre dyvjeçar Jace, dhe po pastronte dhomën e vjetër, për ta renovuar sepse pop resin fëmijën e dytë. Pas gjetjes së letrës në dollap, ai bëri një postim në Facebook ku tregoi se u mahnit kur e gjeti Deborah Dishman, e cila tani është në të 50-at. “Pyes veten se çfarë po ndodh në botë kur e lexoni këtë letër? Javën e kaluar, Presidenti Leonid Brezhnev i Bashkimit Sovjetik vdiq nga një atak në zemër dhe tani u zëvendësua shpejt nga Yuri Andropov. Grupet e mia të preferuara janë “Haircut One Hundred” dhe “The Boomtoën Rats”. Pyes veten nëse ata janë ende përreth?”, është shkruar ndër të tjera në atë letër. Dishman, e cila tani jeton në Leicester, tha se ajo e shkroi letrën pas kërkesës së babait të saj, Derek Stokes, i cili tha se do të shërbente si një ‘kapsull kohe’ për njerëzit që jetojnë në shtëpinë e tyre në të ardhmen, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv. Më pas ai e hodhi letrën pas dollapit ku nuk mund të qëndronte e pazbuluar nëse dollapi nuk hiqej, gjë që ndodhi vetëm 40 vjet më vonë. Dishman dëgjoi për gjetjen e letrës pasi një mik pa postimin e Skivingtonit në Facebook dhe ia tregoi asaj, e cila tha se i kujtohet kur e kishte shkruar letrën. Dishman tha se babai i saj, i cili vdiq dy vjet më parë, do të ishte jashtëzakonisht krenar të dëgjonte se kjo kishte ndodhur 40 vjet më vonë. Ajo shtoi se që nga gjetja e Skivingtonit, fëmijët e saj kanë shkruar letrat e tyre dhe i kanë vendosur pas dollapëve në shtëpinë e tyre. “Kështu që do të ishte e mahnitshme kur të shesim shtëpinë tonë që njerëzit e ardhshëm t’i gjejnë dhe kjo do të ndodhë përsëri”, u shpreh ajo. Ajo ka jetuar në Leicester për 26 vjet me bashkëshortin e saj, Bernard Dishman, të cilët së bashku kanë katër fëmijë; dhe ajo është gjithashtu gjyshe e tre fëmijëve dhe ka qenë avokate. I pyetur nëse mendonin se bota është një vend më i mirë sot, Skivington tha: “Dua të them se ajo që kemi kaluar në 40 vitet e fundit ka qenë e tmerrshme. Natyrisht se kohët e fundit keni pandeminë COVID-19 dhe tani me luftërat që po ndodhin jashtë vendit, është një gjë pas tjetrës që nuk mund ta parashikoni”. Ndërkaq, Dishman shtoi se mendon që gjërat kanë qenë mjaft të zymta, veçanërisht dy vitet e fundit me gjithë ato që kanë ndodhur.