Po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë NULL NULL 28.08.2024 17:02 28.08.2024 17:02 Arrestimi: Foto ilustruese. Policia ka bërë të ditur se nga njësite të stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Në komunikaten për media bëhet e ditur se i njëjti është dënuar me burgim për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. “E. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit e 10 muaj) për veprën Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në komunikatë.