Pllakë përkujtimore për Isuf Krasniqin (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 21.01.2023 20:41 nga Mërgime Taraku 21.01.2023 20:41 Banorët e Negrocit të Drenasit u mblodhën të shtunën për të zbuluar pllakën përkujtimore të dëshmorit, Isuf Krasniqi, në 79 vjetorin e vrasjes së tij. Për familjarët, Krasniqi, bashkë me shokë mbetet gjithmonë në mendjet e tyre. Nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës thanë se njerëzit që dhanë jetën për atdhe gjithmonë duhet përkujtuar. Përfaqësuesi i komunës së Drenasit, Milaim Hajdari tha se përkujtimi i jetës dhe veprës së dëshmorit Isuf Krasniqi dhe zbulimi i pllakës përkujtimore tregon se shqiptarët gjatë gjithë historisë ishin rreshtuar në rrugën e drejt të çlirimit. Isuf Krasniqi ra dëshmor në Kolashin të 1944, në betejën për mbrojtjen e trojeve të Shqipërisë etnike.