Plagosje me thikë në Shkodër NULL NULL 31.07.2025 19:22 31.07.2025 19:22 Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një burrë i moshës rreth 40-45 vjeç. Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ish-dega e brendshme, në qytetin e Shkodrës. Ende nuk dihen shkaqen që çuan në këtë ngjarje, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur arrestimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.