“Na mbyti pluhuri”, banorët në Bregun e Diellit ankohen për punimet para ndërtesës së tyre (VIDEO) NULL NULL 17.07.2026 11:18 17.07.2026 11:18 Një ndërtesë në ndërtim e sipër në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë po u shkakton shqetësime banorëve të ndërtesave përballë. Sipas tyre, punëtorët e objektit në ndërtim po hedhin nga katet e larta pluhur dhe mbeturina të materialeve ndërtimore, duke ndotur hapësirat përreth. Njëra nga banoret ka thënë se pluhuri është bërë i padurueshëm. “Po hedhin mbeturina prej së larti dhe na mbyti pluhuri”, ka deklaruar ai për Klan Kosova. Ndiqni pamjet për më shumë: