Plagosja në Pejë, arrestohet i dyshuari NULL NULL 13.09.2025 08:40 13.09.2025 08:40 Të premten e 12 shtatorit, një person ka mbetur i plagosur në Pejë. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. i dyshuari pas kryerjes se veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë dhe i njëjti është paraqitur në stacion policor. Viktima mbeti i plagosur në rrugën “Papa Klementi”, rreth orës 15:48, ku më pas është dërguar për trajtim mjekësor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv