Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fishekë

NULL NULL
02.05.2024 09:17
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Podujevës, të dyshuar për përfshirjen në incidentin me armë zjarri.

Tre nga ta ende janë në trajtim mjekësor dhe nën sigurimin e policisë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv

Po ashtu është bërë e ditur se janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme.

Janë konfiskuar gjithashtu edhe dy vetura.

lajme të ngjashme