Plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave” ndodhi si pasojë e një zënke të mëhershme (VIDEO) NULL NULL 03.10.2023 23:46 03.10.2023 23:46 Dy persona kanë mbetur të plagosur në mbrëmjen e sotme, brenda një dyqani në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se dy persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me këtë rast, teksa të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim. Ndërsa, e gjithë ngjarja sipas dëshmitarëve ka ndodhur si pasojë e një zënke të mëhershme.